Cristiano Ronaldo është kthyer në çështje te kombëtarja e Portugalisë.
Megjithatë sulmuesi e ka mirëpritur trajnerin Roberto Martinez dhe ka riafirmuar dëshirën e tij për të vazhduar të luajë për ekipin kombëtar.
“Roli im në ekipin kombëtar, në 10-15 vitet e fundit, ka qenë gjithmonë i njëjtë.
Nëse më duan, do të jem gjithmonë aty.
Motivimi im është i paprekur, vit pas viti, është njësoj si hera e parë”-tha portugezi në një intervistë të dhënë pas marrjes së ftesës nga përfaqësuesja e vendit të tij.
Më tej i pyetur nëse ka menduar ndonjëherë largimin nga Kombëtarja, Ronaldo e pohoi që e kishte bërë diçka të tillë.
“A kam menduar të largohem nga kombëtarja?
Nuk do të gënjej. Në jetën tonë duhet të vëmë në dyshim gjithçka.
Menduam, reflektuam, unë dhe familja ime, por më pas arritëm në përfundimin se pavarësisht vështirësive, nuk mund të largohesha.”-tha Ronaldo.