Cristiano Ronaldo ka vendosur të lëshojë me qira vilën e tij luksoze në Madrit, në të cilën banonte kur luante me Realin e Madridit.
7 dhoma gjumi, 9 tualete, dy pishina (një e brendshme dhe një e jashtme) dhe një palestër moderne: një shtëpi aq e madhe sa mund të humbisni në të, siç zbuloi Georgina në Netflix.
Shuma e qirasë është pa dyshim në lartësinë e vilës. Në fakt, portugezi kërkon gati 10 mijë euro në muaj në formë qiraje.
CR7 e kishte blerë shtëpinë kur u transferua nga Manchester United te Real Madridi për 4.8 milionë stërlina.
CR7 ka disa prona në mbarë botën: dy shtëpi të shkëlqyera në vendlindjen e tij, Madeira, ishulli ku ai lindi dhe u rrit.
Ai gjithashtu zotëron pronën në Torino me pamje nga qyteti dhe tjetra në Cheshire, që e përdori kur luajti për Manchester United.
Së fundi, Ronaldo ka edhe një shtëpi pushimi në Marbella, në Spanjë.