JiL.al - Jeto i Lumtur

Luizi pretendon se Kristin dhe Efin i ka çuar në finale, reagimi epik i Dea Mishel: Pse nuk çove Kiarën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dea Mishel dhe Luiz Ejlli duket se nuk do ndalojnë kurrë së debatuari me njëri-tjetrin edhe pse janë në fund të rrugëtimit të tyre të gjatë dhe pak hapa larg finales.

Ditën e sotme Luizi për të disatën herë ka shtruar pyetjen se si arriti Deamishel në finale, pasi sipas tij, ajo ka patur vetëm 3 situata në shtëpi dhe asgjë tjetër.

Mirëpo kjo e fundit nuk e ka lënë pa kundërpërgjigje dhe kritike si gjithmonë ndaj lojës së Luizit, ajo i tha këngëtarit se është skeptike për të njëjtën gjë në lidhje me mënyrën se si ai vetë ka ardhur deri në finale pasi sipas saj ai ka  luajtur shëmtuar dhe në mënyrë abuzive.

Më tej tema e debatit të tyre është zhvendosur në lidhje edhe më banorët e tjerë, për të cilët Luzi Ejlli tha se kanë mbërritën deri në finale si pasojë e ndikimit të tij dhe si pasojë e situatave që ai ka krijuar gjatë kësaj kohe, duke i përfshirë ata në lojë.

Këtë bisedë ai po e bënte me Deamishel, ndërsa kjo e fundit tha se Efi dhe Kristi kanë mbërritur me forcat e tyre deri në finale.

Ajo madje e pyeti Luizin se përse ai nuk zgjodhi të merrte Kiarën në finale, por ai tha se Kiara nuk kishte dëshirë të vinte, ndaj ai zgjodhi Kristin dhe Efin, sepse ata të dy e meritojnë.

Sa i përket lojës së Luizit, Dea tha se sjellja e tij brenda në shtëpi, reflekton sjelljen jashtë shtëpisë. Ky i fundit tha se çdo situatë dhe sjellje brenda në shtëpi është në kudër të lojës.

Scroll to Top