Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli foli në lidhje me mundësinë për të pasur fashë energjie këtë vit.
I ftuar në Euroneës Albania, ai theksoi se këtë vit ndryshe nga viti i kaluar nuk kemi nevojë për import të energjisë.
Sipas tij çmimet e energjisë nuk do të jenë si vitin e kaluar, ndërsa theksoi se me kuotën optimale në Fierzë mund të përballohen dy nga tre muajt e verës me energji.
“Ajo çfarë u diskutua në shtator të 2022,ishte që çmimet janë aq të larta sa ishte e pamundur që të rritet konsumimi pas 800 KË/orë. Tani çmimet nuk janë më të larta. Ne kem i importuar 363 euro. Këtë vit kemi importuar shumë pak. Kjo tregon se nuk kemi shumë nevojë për import. Dh e po të kemi nevojë për import, çmimi është më i ulët se ai i një viti më parë. Pra me Fierzën me kuotën optimale, mund të përballojmë dy nga tre muajt e verës. Çmimet të tilla si vitin e kaluar nuk do kemi më”, theksoi ai.