Luis Alberto, ashtu edhe bashkëshortja e tij Patricia Venegas, janë me origjinë andaluze dhe e kanë dashur gjithmonë tokën e tyre. Ky afeksion është derdhur edhe te skuadra e Sevilla-s, ku numri 10 i Lazio-s ka luajtur tashmë dhe ku nëse do të mundte do të kthehej me nxitim.
Më 31 maj, padyshim që në shtëpinë e Luis Alberto-s të gjithë ishin tifozë me Sevilla-n në finalen e Europa League. Menjëherë pas shprehjes së gëzimit për suksesin e skuadrës së drejtuar nga Mendilibar, profili social i lojtarit u mbush me epitete dhe fraza të papërsëritshme.
Mirëpo, kjo nuk e trembi çiftin të cilët përkundrazi reaguan me shpejtësi, pa ulur kokën. “Kështu janë njerëzit të sëmurë, nga festa për ekipin tim, Sevilla, të cilin e kam mbështetur për një jetë dhe që fitoi Kupën. Dhe gjëja më e keqe është se nuk mora vetëm një”, zbuloi Venegas në rrjetet sociale.
“Dua të them gjithashtu se janë denoncuar të gjithë ata që i janë përkushtuar dërgimit të këtij lloj mesazhi”, ka shtuar ajo, duke treguar kështu se ka marrë masa ligjore. Një moment mjaft delikat dhe i trishtë për botën e futbollit.
“Vdis nga kanceri malinj, duhet të vdesësh keq, duhet të plasësh”, – kjo është përmbajtja e disa mesazheve që i janë dërguar çiftit, tani kushedi se çfarë do të ndodhë, por policia është në pun