Napoli nuk ndahet nga Simeone, kampionët e Serie A zyrtarizojnë

Jil
Jil
1 Min Read

“Bomberi” argjentinas, Giovanni Simeone u huazua në fillimin e sezonit që sapo lamë pas nga Verona te kampionët e Napoli, mirëpo paraqitjet e tij fantastike me “blutë” kanë shtyrë këta të fundit të nënshkruajnë në mënyrë përfundimtare m 27-vjeçarin.

Me anë të një njoftimi zyrtar të shpërndarë në profilet zyrtare të klubit, në rrjetët sociale, 3 herë kampionët e Serie A njoftuan se aktivizuan opsionin e blerjes për argjentinasin, teksa i kanë ofruar gjithashtu dhe një kontratë 4-vjeçare.

“SSC Napoli njofton se ka ushtruar opsionin për të blerë, plotësisht, nga Hellas Verona, paraqitjet sportive të lojtarit Giovanni Simeone deri më 30 qershor 2026 me opsionin e vazhdimit të kontratës nga pjesë e Klubit deri më 30 qershor 2027”,- thuhej në njoftimin e klubit.

Ndërkaq, kujtjomë se përgjatë këtij sezoni, Simeone ka zbritur 33 herë në fushë për “blutë” e Napoli ku ka arritur të gjejë 9 herë rrugën e rrjetës, si dhe ka asistuar vetëm 1 herë.  

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *