\
Reshjet me intensitet të lartë dhe vërshimi i lumit Gjanicë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Bashkinë e Mallakastrës. Është shembur ura në fshatin Metoh, duke bllokuar lëvizjen e banorëve të zonës. Përpos infrastrukturës dëme ka dhe në bujqësi, ku janë përmbytur disa hektare.