Shkëlqen skuadra kuq e zi, ja kush janë dy sportisët që i dhuruan

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kombëtarja shqiptare ka dhuruar spektakël ndaj Moldavisë në një stadium të mbushur plot duke fituar me shifrat 2-0 në ndeshjen e 2-të të Grupit E për kualifikueset e Euro 2024.

Kuqezinjtë dominuan dhe me lojë, ndërsa pjesën e parë e mbyllën pa gola rasti më serioz ishte i Cikalleshit i cili u ndal nga traversa.


Pjesa e dytë nisi furishëm për Kombëtaren teksa Jasir Asani realizoi një supergol duke zhbllokuar sfidën dhe gjetur golin e parë me fanellën kuq e zi.


Në minutën e 76′ Nedim Bajrami dyfishoi shifrat duke i dhuruar qetësinë ekipit të Silvinjos i cili mori 3 pikët e para me Shqipërinë pas 2 ndeshjeve.

Ndërkohë, Shqipëria renditet e 3 me 3 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës e luan në transfertë përballë Ishujve Faroe.

Scroll to Top