Luiza Gega hyn në histori, shpallet kampione evropiane

Jil
Jil
1 Min Read

Shqipëria tanimë ka një kampione e cila qëndron në majën e Evropës, e ajo është Luiza Gega, e cila ka rrëmbyer një tjetër fitore në Europianin të Atletikës që po zhvillohet në Poloni. 34-vjecarja ka shkëlqyer në garën e 3 mijë metrave me pengesa, ku ka zënë vendin e parë, ndërsa ka vendosur një kohë rekord e konkretisht 9 minuta e 17 sekonda.

Ky rekord i Gegës nuk është lënë jashtë vëmendjes nga autoritetet më të larta të atletikës në Evropë, të cilat kanë vlerësuar performancat e njëpasnjëshme të shqiptare, e cila është aktualisht në majën e Evropës. Gega ka barazuar rekordet e Ivet Lalova Colio nga Bullgaria, e cila numëron 11 fitore dhe 2 vende të dyta në garat evropiane, e cila është cilësuar si atletja më e suksesshme në Evropë.

Pak ditë më parë, Gega fitoi edhe në garën e 5 mijë metrave, teksa dita e sotme ishte kryesore për atleten kuqezi, që fitoi në disiplinën e saj në 3 mijë metra me pengesa. Shqipëria ka përfituar medalje të njëpasnjëshme në muajt e fundit, të gjitha në pronësi të Gegës, ku pavarësisht vështirësive e sfidave ia ka dalë të ngrejë lart flamurin shqiptar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *