JiL.al - Jeto i Lumtur

U përdhunua dhe u filmua nga një lojtar i Premier League, vjen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 Një femër ka treguar për ‘Daily Mail’ se është përdhunuar 8 vite më parë nga një futbollist, i cili tani luan në Premier League. Ai ishte 19 vjeç në atë kohë dhe gjithçka ndodhi në shtëpi dhe në shtratin e saj.

Futbollisti dyshohet se e ka sulmuar gjatë një feste. Ajo thotë se nuk e kishte parë kurrë më parë dhe se nuk e kishte takuar më personalisht. 

Në atë kohë, e reja frekuentonte universitetin dhe ndante rezidencën me studentë të tjerë, të cilët shpesh bënin festa në shtëpi. Por ajo natë ishte ndryshe. Mbërritën miqtë e miqve, mes tyre edhe futbollisti në fjalë, i cili në atë kohë ishte një i ri premtues i një akademie elitare.

“Njerëzit po pinin. Piva vetëm një vodka të dyfishtë, në atë fazë të jetës sime nuk duroja dot të pija shumë. Në një moment ishim tre persona në dhomën time: unë, ai dhe një vajzë që ndante shtëpinë me mua. Dera ishte e hapur.

Kolegia ime doli nga dhoma dhe i thashë “mos e mbyll derën” sepse asgjë nuk do të ndodhte, nuk doja të bëja seks në atë moment, kështu që nuk kishte pse ta mbyllja derën.”about:blank

E reja dyshon se është droguar nga futbollisti. “Më kujtohet se partnerja ime u kthye në dhomë dhe pyeti ‘çfarë nuk shkon?’ Ai u mbulua me jastëk dhe tentoi të hapte derën, u habita se dera ishte e mbyllur”.

E reja mësoi më vonë se futbollisti ka regjistruar një video të përdhunimit të dyshuar, të cilën e ka ndarë mes pjesëmarrësve të festës. “Isha në shtrat, në pamundësi për të lëvizur. Fustani im ishte i rrudhosur, por ende e kisha veshur. Në atë moment nuk e kuptova fare se çfarë ndodhi.”about:blank

Vajza e re thotë se nuk arriti ta shihte kurrë videon. “Unë nuk e di saktësisht se çfarë ngjau. Nga njëra anë do të kisha dashur ta kisha parë, të paktën do të kisha prova për atë që ndodhi.” 

Rasti nuk u raportua asnjëherë tek autoritetet, nga frika. “Sinqerisht, pse do të shkoja në polici tani, kur e di se sa e vështirë është të futesh në prokurorinë e përgjithshme? Nëse do të shkoja në gjykatë, do të asgjësohej gjithçka plotësisht nga çdo avokat. Sistemi nuk i mbron viktimat e dhunës seksuale. Cilat krime të tjera raportohen dhe viktimat zbulohen shpejt se janë gënjeshtarë?”about:blank

Gruaja, e cila i tregoi të dashurit aktual se çfarë ndodhi, tha gjithashtu se agresorin e saj e sheh shpesh në televizion, në ndeshjet e Premier League.

Scroll to Top