Cristiano Ronaldo ka fituar trofeun e tij të parë që nga viti 2021, duke udhëhequr Al Nassr në një fitore të jashtëzakonshme në finalen e Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe.
Al Nassr mundi rivalët sauditë Al-Hilal me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, pavarësisht se luajti për më shumë se një orë me vetëm 10 lojtarë.
Anësori brazilian Michael kaloi në avantazh Al-Hilal me një goditje me kokë në fillim të pjesës së parë.
Al Nasr mbeti me 10 lojtarë në minutën e 71-të, por 3 minuta më vonë ishte Ronaldo i cili vendosi në barazim shifrat. Ai shënoi edhe një gol të dytë para fundit të sfidës, por ai u anulua dhe skuadrat iu drejtuan shtesave. Megjithatë, portugezi u bë përsëri protagonist me golin e tij në minutën e 98, duke i dhënë trofeun ekipit arab.