Horoskopi për ditën e sotme, 13 gusht 2023

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

DASHI

Dashuria: Ndërsa e lini veten të rrëmbyer nga forca dhe kurajoja juaj këtë javë, partneri juaj do të ketë dëshirë të përqendrohet në ide, ëndrra dhe gjëra pak të prekshme.  Kështu që duhet ta ktheni me këmbë në tokë dhe erosi mund t’ju jepte një dorë në këtë rast.

Puna dhe karriera: Nëse jeni ende në zyrë dhe nuk keni marrë pushimet, atëherë kjo do të ishte një javë interesante për të marrë gjithçka që doni, ndoshta një njohje konkrete, e prekshme, pse jo dhe një takim.

Kini parasysh: Të dielën energjia juaj do të jetë e jashtëzakonshme në shërbimin tuaj dhe do të jeni gati të ndërprisni fundjavën për dikë ose diçka që ka nevojë për ju.

DEMI

Dashuria: Afërdita ju jep shkëlqim, duke ju bërë të viheni re dhe të vlerësoheni falë kapacitetit tuaj për të dialoguar dhe për të treguarit një mënyrë të të qenit unik. Mund të jetoni një moment veror me shumë raste dhe stiuatë që do t’ju argëtojnë dhe do t’ju përkëdhelin.

Puna dhe karriera: “Nëse jeni ende duke punuar, mund të shijoni këtë hënë të plotë që do t’ju ndihmojë të qartësoni të ardhmen tuaj profesionale, për të vendosur dhe zgjedhur diçka që ju ndihmon të bëni më të mirën.

Kini parasysh: Në fundjavë bëni shumë kujdes me mendimet; me ato që do t’ju thuhen dhe komunikohen. Yjet do t’ju bëjnë pak konfuz.

BINJAKËT

Do të dini të bini dakord sepse do të jetoni energji të ndryshme, por plotësuese të njëra-tjetrës. Nga një anë ju që doni të ëndërroni dhe të shijoni diçka të ëmbël, delikate dhe nga ana tjetër partneri entuziast që do të jetë në gjendje t’ju realizojë gjithçka me angazhimin, përkushtimin, vëmendjen dhe kujdesin e tij.

Puna dhe karriera: Pavendosmëria e Mërkurit së shpejti do t’ju detyrojë të merrni një pushim (me të drejtë) dhe ju këshillohet t’i dedikoheni më shpesh profesionit dhe të jeni të vëmendshëm me situatat që kërkojnë saktësi e kujdes.

Kini parasysh: Në fundjavë do t’ju bëhet gjithçka jo shumë e qartë , jo shumë logjike, jo shumë e kuptueshme. Me të vërtetë keni nevojë për një pushim.

GAFORRJA

Dashuria: Do të dini ta mbani marrëdhënien në një nivel tonik, me ngjyra dhe emocionues. Jeni ju që do të bëni të veçantë çdo moment dhe detaj, për të mos lejuar që gjërat e përditshmërisë të bëjnë të humbasësh pasionet. Në fundjavë, partneri do të dijë t’ju shpërblejë me një entuziazëm të vërtetë dhe spontan.

Puna dhe karriera: Marsi është i heshtur shumë dhe bashkë me të edhe angazhimet e shqetësimet. Duket se yjet do t’ju ndihmojnë të bëni pushime të qeta.

Kini parasysh: Të dielën bëni kujdes me partneri tuaj, do të jetë aktiv dhe reaktiv, por jo gjithmonë do të jetë e thjeshtë për të dialoguar.

LUANI

Dashuria: Në ditët e para të javës, mund të merrni një iniciativë ose thjesht të pranoni një propozim të partnerit tuaj. Diçka që do të përmirësojë marrëdhënien tuaj, do ta bëjë me ngjyra dhe bashkëpunuese. Argëtohuni!

Puna dhe karriera: Nëse jeni ende në punë dhe të impenjuar me punën, nxitoni për në zyrë  të enjten, kur Mërkuri t’ju japë kurajë për të folur dhe për të sqaruar çdo gjë në mënyrë të përsosur, funksionale dhe unike.

Kini parasysh: E enjtja do të jetë e lehtë për të menduar pozitivisht, kurse të dielën mendoni siç mendojnë njerëzit afër jush.

VIRGJËRESHA

Dashuria dhe rrethanat: Në qiellin e kësaj jave nuk do të ketë asgjë që nuk shkon, që nuk të lejon të duash ose të ndihesh i dashur. Thjesht, ndoshta nuk do të jeni shumë të bindur dhe nuk do të gjeni ide e mendime të qarta për të ruajtur pozicionin tuaj. Mos ia hidhni fajin partnerit, por provoni të keni shumë besim dhe të jeni më objektiv.

Puna dhe karriera: Mërkuri konfirmon se ka ardhur momenti ta mbyllni me takimet dhe të niseni urgjent për pushime. Përndryshe çdo gjë do të bëhet kontradiktore dhe kaotike.

Kini parasysh: Nëse duhet të kryesh një punë praktike, ose të bësh shopping, besoji të enjtes. Tregohuni të kujdesshëm dhe shmangni debatet të shtunën.

PESHORJA

Dashuria: Jeni të rrethuar nga një optimizëm i pastër me dëshirën për të fituar dashurinë dhe vëmendjen e personit që do të donit. Vendosni nëse do të luani, ta merrni lehtë, etj, por çdo gjë bëjeni me zemër.

Puna dhe karriera: Përpiquni t’i bëni të thjeshta marrëdhëniet tuaja me zyrën, sidomos tani që yjet po ju japin durim për çdo gjë, për çdo situatë.

Kini parasysh: E enjtja do të jetë një ditë kushtuar dialogut, ndërsa të shtunën bëni mirë të heshtni dhe të mos flisni.

AKREPI

Dashuria: Qëllimet tuaja janë dhe mbeten të njëjta sepse jeni të dominuar nga pasionet, nevojat për t’u ndier mirë dhe për të rikthyer dinamikat në çift. Të enjten partneri juaj do të dojë të flasë dhe përfitoni për të kuptuar se si ndihet ai.

Puna dhe karriera: Nëse jeni mes atyre që jen në punë edhe këtë javë, atëherë rendisni qëllimet më të mira që keni. Dielli dhe Marsi do t’ju bëjnë të impenjoheni në raportet në zyrë dhe do të kërkoni gjithmonë shumë.

Kini parasysh: Hëna e plotë e së hënës do t’ju ndihmojë të ndërmerrni një vendi që ka lidhje me shtëpinë dhe familjarët. Mos i nënvlerësoni këshillat e qiellit tuaj.

SHIGJETARI

Dashuria: Do të jetoni entuziazmin, qetësinë dhe vitalitetin e një jete të veçantë ndërsa partneri juaj do të dojë të ndihet pak i përkëdhelur nga ju. Do të jetë një javë që do t’ju japë kënaqësi në çështjet e zemrës.

Puna dhe karriera: Do të jetë java e fundit e dobishme për të dhënë maksimumin në angazhimet tuaja, për të qenë kërkues, e për t’u rritur, më pas, pjesën tjetër të muajit rezervojeni për pushime.

Kini parasysh: Ndërsa do të jeni duke pushuar në fundjavë, do të mendoni për udhëtimin e radhës.

BRICJAPI

Dashuria: Sjelljet tuaja duhet të jenë më delikate, duhet t’u buzëqeshni me mirësjellje atyre që doni dhe u qëndrojnë pranë. Bëjeni për veten tuaj.

Puna dhe karriera: Jupiteri nuk do t’ju ndihmojë shumë që të realizoni qëllimet tuaja për të ardhmen. Ndoshta duhet të respektoni periudhën e pushimeve verore dhe më pas të gjeni një moment ku mund të jepni maksimumin.

Kini parasysh: Në fundjavë, idetë dhe situatat do të jenë më spontane dhe të thjeshta dhe ju do të rrethoheni nga entuziazmi.

UJORI

Dashuria: Hëna e plotë do të sjellë shkëlqim dhe energji në shenjën tuaj duke ju ndihmuar të mendoni, kuptoni dhe reflektoni më mirë për atë që po jetoni me partnerin tuaj. Të dielën trinomi mes Diellit dhe Saturnit do ta sjellë më pranë yjeve raportin tuaj.

Puna dhe karriera: Prisni vjeshtën deri në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Është koha të filloni të minimizoni angazhimet tuaja.

Kini parasysh:  Të enjten, dikush afër jush do t’ju rrethojë me një optimizëm special, kontaminues. Dhe ju do të ndiqni shembullin e tij.

PESHQIT

Dashuria: Mos u besoni shumë, të vërtetave, fjalëve apo premtimeve të një personi. Mërkuri do t’ju bëjë të pasigurt dhe të pavendosur, kështu që iluzionet dhe zhgënjimet mund t’ju lëndojnë.

Puna dhe karriera: Do të keni nevojë për dritë, vitalitet dhe entuziazëm në zyrë. Mësoni që çdo gjë ta bëni me pasion dhe lehtësi. Yjet do t’ju japin një dorë të enjten.

Kini parasysh: E shtuna mund t’ju duket një ditë që ju përket ju, ju ngjan. Venusi dhe Neptuni , planetët tuaja të preferuara do t’ju sjellin kënaqësi në mënyrë të rrëmujshme, kaotike.

Scroll to Top