JiL.al - Jeto i Lumtur

Dy aksidente brenda pak minutash në Librazhd, rritet numri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas aksidentit të ndodhur pak më parë në fshatin Drogustunjë, në aksin  “Librazhd-Qafë Thanë” me dy persona të plagosur, raportohet edhe për një tjetër aksident të minutave të fundit.

Ndërkohë, rreth orës 20:15, në fshatin Kotodesh, Librazhd, motomjeti që drejtohet nga shtetasi I. B., 54 vjeç, është përplasur me një kafshë pune. Si pasojë, është dëmtuar 54-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Grupe hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të këtyre aksidenteve.

Scroll to Top