Ju mund të keni provuar çdo deodorant dhe sapun për të mbajtur nën kontroll erën e trupit tuaj, por kjo nuk ka funksionuar plotësisht.
Tani mund të jetë koha për të parë mirë brenda frigoriferit, në mënyrë që t’i jepni fund këtij shqetësimi.
Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, ka disa ushqime që mund të ndryshojnë aromën e trupit tuaj.
Fajtori i vërtetë ndodh të fshihet në një gamë të gjerë ushqimesh, duke filluar nga erëzat e deri tek perimet. AgroËeb.org ju njeh më poshtë me disa prej tyre.
Duke qenë janë të pasura me squfur dhe disa element të tjerë, mund të ndikojnë tek gjëndrat tuaja të djersës duke shkaktuar aromë të pakëndëshme edhe më tepër gazra në sistemin tuaj tretës.about:blank
Megjithatë, këto perime janë shumë të shëndetshme, ndaj mos i eleminoni ato.
Por konsideroni të mos i konsumoni përpara ndonjë aktiviteti apo eventi të rëndësishëm.about:blank
Ekspertët e shëndetit thonë se mishi i kuq tretet më vështirë se shumë ushqime të tjera, për shkak të përmbajtjes së lartë të proteinave dhe yndyrave.
Mbetjet që lë pas në traktin tretës prishen, duke bërë që këto toksina të çlirohen përmes djersës.about:blank
Peshku është një nga ushqimet e para që ju vjen në mendje kur mendoni për një regjim ushqimor të shëndetshëm.
Por kur bëhet fjalë për aromën e trupit, disa njerëz mund ta kenë të nevojshme të shmangin disa lloje peshqish që përmbajnë kolinë, pasi trupi i tyre nuk e shpërbën dot atë.about:blank
Kjo lloj paaftësie gjendetike, shoqërohet me një aromë të pakëndëshme të trupit dhe për ta trajtuar, duhen shmangur të gjitha ushqimet që e shkaktojnë.
Gjithashtu edhe ushqime të tjera të pasura me kolinë, si vezët, bishtajoret dhe mëlçitë, mund të jenë shumë problematike.
Kafja mund të aktivizojë gjëndrat e djersës dhe për disa njerëz kjo mund të shkaktojë djersitje të tepërt dhe erë të pakëndeshme.
Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafeinës ose keni konsumuar sasi të mëdha.