\
Një numër i konsiderueshëm i grupimit të tifozëve kuqezinj kanë udhëtuar drejt Pragës për të mbështetur kombëtaren për ndeshjen sonte përballë Çekisë në 20:45.
Në prag të ndeshjes shqiptarët janë bërë bashkë në Pragë duke ndezur atmosferën me këngë dhe brohoritje.
Republika Ceke është e para në grupin E me shtatë pikë, një më shumë se Shqipëria. Tre ditë më vonë Shqipëria në “Air Albania” do ta presë Poloninë.about:blank
Dy vendet e para të secilit grup, kualifikohen direkt në Kampionatin Evropian. Këto dy ndeshje janë prova e “zjarrit” që vendosin kualifikimin në Europian.