Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Euro2024 mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë rreth minutës së 20-të.
Tifozët vendas kanë shfaqur banderola me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe kanë bërë thirrje nacionaliste e raciste në kor gjë që nuk është pranuar nga futbollistët dardanë për të vijuar mëtej në sfidë.
Lojtarët u dërguan për në dhomat e zhveshjes e gjatë këtij momentit duket se futbollisti i përfaqësues së Kosovës, Mërgim Vojvoda nuk i ka kursyer rumunët duke u bërë simbolin e shqiponjës në sy.