Nëse keni zgjedhur lulen 1 – Amaryllis
Ashtu si amaryllis, sezoni juaj është Krishtlindjet. Pak para festave ju filloni të organizoni një festë të paharrueshme për më të dashurit tuaj. Jeni gjithmonë të rrethuar nga miqtë, jo vetëm sepse ata kalojnë mirë me ju, por sepse jeni gjithmonë pranë tyre. Ju keni gjithmonë fjalët e duhura për t’i ngushëlluar dhe këshilla të shkëlqyera për çdo problem, qoftë i vogël apo i madh.
Nëse zgjodhe lulen 2 – Zambakun
Ju bëni përshtypje që në momentin e parë dhe tërheqni vëmendjen. Ju i bëni për vete njerëzit me energjinë dhe imagjinatën tuaj dhe ndjehet mungesa juaj. Zambaku tregon gjithashtu se jeni një person i “pastër” dhe i bukur. Ju jeni pozitiv, aventurier dhe guximtar. Edhe pse entuziazmohesh për fillimin e një projekti të ri, jo gjithmonë përpiqeni për të, ju pëlqen të jepni ide por i lejoni të tjerët të bëjnë punën e vështirë dhe më pas jepni një ndihmë për t’i realizuar planet tuaja.
Nëse keni zgjedhur lulen 3 – Trëndafili i Kuq
Jeni të mrekullueshëm, por si trëndafili “ju pickoni me… gjembat” nëse dikush përpiqet t’ju afrohet shumë. Njerëzit janë të lumtur që janë rreth jush, sepse ju e flisni qartë mendimin tuaj. Përveç kësaj, ju jeni të shoqërueshëm, të guximshëm dhe unik. Ju gjithmonë organizoni të ardhmen tuaj dhe keni plane të mëdha për veten tuaj. Ju e dini se çfarë dëshironi dhe nuk keni frikë ta ndiqni atë.
Nëse keni zgjedhur lulen 4 – Trëndafili i Zi
Trëndafili i zi është i pazakontë dhe i veçantë ashtu si ju. Askush nuk mund të të kopjojë sepse je thjesht unik dhe i veçantë. Vlera juaj është e paçmuar. Ju mendoni ndryshe nga të tjerët dhe jeni gjithmonë lider dhe asnjëherë ndjekës. Ju tërheqni njerëzit sepse jeni të pavarur dhe mbështeteni vetëm tek vetja juaj. Megjithatë, nuk është gjë e keqe t’i lini të tjerët të afrohen pak me ju ndonjëherë.
Nëse keni zgjedhur lulen 5 – Tulipan
Pranvera është stina juaj sepse edhe pse është pak… e ftohtë, ju jeni duke lulëzuar dhe në gëzim. Tulipani tregon se ju kombinoni projeksionin me dashurinë perfekte. Ju keni një zemër “të ngrohtë” dhe një natyrë të dashur, por ndonjëherë ju pushtojnë emocionet dhe jeni të ndjeshëm. Kur bie në dashuri, e bën me gjithë zemër dhe dëshiron të jesh me partnerin gjatë gjithë jetës. Gjithmonë mbani mend sa të mrekullueshëm jeni dhe mos lejoni që shqetësimet e ndryshme t’ju shkaktojnë probleme.
Nëse keni zgjedhur lulen 6 – Orkide
E gjithë bota mund të jetë shtëpia juaj. Mbretëresha e luleve, orkideja, është ndoshta lulja më e bukur nga të gjitha. Ju keni një gjë të përbashkët. Ju të dy jeni vërtet mbresëlënës. Orkideja tregon një feminilitet të jashtëzakonshëm, që është edhe pjesa kryesore e personalitetit tuaj. Ju punoni shumë dhe gjithmonë dëshironi të arrini qëllimet tuaja. Nga natyra ju i zgjidhni lehtësisht problemet që lindin dhe miqtë tuaj kërkojnë shpesh këshillën tuaj. Ka raste kur ndihesh sikur nuk përshtatesh me mjedisin ku je, por kjo ndodh sepse ke lindur për të dalë në pah.