“Predha” e Jasir Asanit përballë Polonisë, shpallet goli

Jil
Jil
1 Min Read

“Perla” e Jasir Asanit ndaj Polonisë është përzgjedhur si goli më i bukur i raundit. Diçka që pritej duhet thënë, madje të shumtë janë ata futboll dashes që e konsiderojnë goditjen perfekte të “legjionarit”, si golin më të bukur të kualifikueseve deri më tani.

Goli i Asanit ishte padyshim pikënisja e një fitoreje historike ndaj Polonisë, fitore e cila u vulos nga goli i “bomberit”, Mirlin Daku, në pjesën e dytë të sfidës, duke na dhuruar kështu vendin e parë në grupin E.

Gjithashtu kujtojmë, se Asani e fiton për herë të dytë këtë çmim duke qenë se një gol të ngjashëm e ka shënuar edhe kundër Moldavisë. Fitues gjithashtu për çmimin si goli më i bukur, ka qenë edhe “predha” e Kristjan Asllanit, në fitoren ndaj Ishujve Faroe.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *