JiL.al - Jeto i Lumtur

Tragjedi! Qëllohet për vdekje presidenti i klubit të futbollit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, ku presidenti i klubit të Tigres, Edgar Paez është vrarë pasi skuadra e tij mori një humbje.

Presidenti 63-vjeçar po largohej nga stadium së bashku me vajzën e tij dhe po drejtoheshin në makinë. Dy persona të maskuar janë afruar menjëherë me motoçikletë dhe qëlluan me armë, me Paez i cili gjeti menjëherë vdekjen.

Policia e Bogotës ka nisur investigimin për vrasjen kriminale, teksa klubi reagoi në rrjetet sociale duke shprehur se i gjithë sporti kolumbian është totalisht i shokuar.

Sipas ekspertizës mjekoligjore, presidenti i Tigres është qëlluar nga tre plumba, të cilët prekën kraharori, qafën dhe kafkën. Ai u transportua menjëherë në Klinikën Mederi, por nuk arriti të mbijetonte.

La Federación Colombiana de Fútbol y su Comité Ejecutivo, lamentan el fallecimiento del señor Édgar Paez presidente del Club Tigres FC. Desde el fútbol colombiano expresamos nuestras condolencias y acompañamos en su dolor a familiares, amigos y allegados. Q.E.P.D. pic.twitter.com/qXTCi5R3DD

— FCF (@FCF_Oficial) September 24, 2023

Scroll to Top