JiL.al - Jeto i Lumtur

Lumturia është e lindur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

… por dhe ekstaza që mund ta shpikësh vetë!

Si të ushqesh harmoninë shpirtërore. Nuk bëhet fjalë për ndonjë filozofi të madhe. Mund të mendosh për të tjerët se janë fatlumë, të tjerë mund të mendojnë për ty. Dhe a e dini pse?! Sepse në të vërtetë nuk dimë se ç’ndodh brenda tjetrit. Lumturia mund të jetë e lindur por dhe sekreti, që shpiket dhe pastaj pasurohet.

Psikologët mendojnë se lumturia nuk është ekstazë e përkohshme por është gjenetike. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh në jetën tonë, ne do të jemi të lumtur aq sa ajo “është e shkruar në genet tona”.  Sipas psikologut Dejvid Liken, që ka publikuar dhe një libër mbi këtë temë: “është shumë mirë që shumica e njerëzve në thelb janë të kënaqur me jetën e tyre sipas një konceptimi personal të kënaqësisë”. Sipas tij “te shumë njerëz ekzistojnë mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë se si mund të arrijnë fatin dhe lumturinë në jetë. Për shumë nga ata, pasuria, bukuria, fuqia apo pozita janë vendimtaret, që mund të bëjnë njeriun të lumtur. Por kujdes! Kjo nuk është fare e vërtetë!  

Nëse ndihesh gjithnjë e më shumë përtokë ndiq këto këshilla:  

1. Punëso mendjen !

Njerëzit fatlumë kanë mendje krijuese dhe aktive  

2. Mendo me optimizëm


Gjithë njerëzit e lumtur janë optimistë. Optimizmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht ankohet përderisa optimizmi përqëndrohet në zgjidhje të problemit.  

3. Qesh!

Është fiskultura e mendjes, shpirtit dhe trupit.  

4. Fantazo!

Imagjinata është një nga mënyrat e mira për të mashtruar trurin 

5. Shpërfill mendimet negative!

Përpiquni që çdo mendim negativ ta shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative sjellin apati dhe gjendje depresioni.  

6. Zgjidh shoqërinë

Ekzistojnë shokë të gabuar për gjendjen tuaj shpirtërore. Ata vazhdimisht ankohen për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë.Largohuni nga njerëzit që veçse u kujtojnë se jeta është e vështirë.  

7. Rregulli i artë!

Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më të keqe të mudshme që mund t’u ndodhë rikthimi në normalitet vjen për gjashtë muaj apo një vit.  

8. Bëj atë që të pëlqen

Merruni me gjëra të vogla që ju kënaqin dhe relaksohuni. 

Po si?

  • Pushoni para se të lodheni
  • Qetësohuni edhe në punë
  • Femrat duhet ta kenë parasysh se relaksimi i shpeshtë i bën të duken të reja.  

Ja dhe disa sekrete të vockla për të ndjerë lumturi dhe në punë:

  • Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme. Mbaj vetëm ato që kanë të bëjnë me punët e ditës.
  • Mësohuni ta organizoni punën, t’u japësh detyra bashkëpunëtorëve dhe të dish të mbikqyrësh punën e tyre.
  • Kryeni punët sipas rëndësisë.
  • Punoni me entuziazëm. Entuziazmi në punë të bën ta lësh mënjanë lodhjen dhe brengën.  
  • Marrë nga revista spektër
Scroll to Top