5 fitore me kombëtaren, Sylvinho: Kemi bërë diçka fantastikegjë

Jil
Jil
2 Min Read

Shqipëria arriti të triumfojë edhe përballë Bullgarisë në miqësoren që u zhvillua ditën sotme në stadiumin “Air Albania”.

Trajneri Sylvinho tha për Tv Klan pas sfidës se skuadra e tij jep maksimumin pavarësisht ndeshjes nëse është zyrtare apo miqësore.

“Mendoj që është një skuadër që dedikohet maksimalisht, jep gjithçka në fushë. Nuk ka rëndësi është zyrtare apo miqësore për ne, ne japim maksimumin”, tha ai për “Klan Kuqezi”.

I pyetur se cilin nga lojtarët e rinj do të veçonte, Sylvinho u përgjigj se për të, të gjithë lojtarët janë shumë të mirë.  about:blank

“Kam 23 lojtarë sot dhe për mua janë të gjithë shumë të mirë”, tha ai.

Që kur ka marrë drejtimin e kombëtares, Sylvinho ka statistika shumë pozitive. Vetëm 1 humbje, 1 barazim, dhe 5 fitore. Këto të fundit sipas tij do të thonë shumë për ekipin e tij pasi kanë dhënë maksimumin, por paralajmëron se nuk ka mbaruar ende asgjë.

“Kjo do të thotë shumë për ne, por e keni parasysh që kjo është meritë e gjithë lojtarëve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës. Nuk ka mbaruar asgjë, por kemi bërë diçka fantastike deri më tani dhe kjo është falë meritës së të gjithë futbollistëve.

Jam shumë i kënaqur, ne jemi siç e themi gjithmonë jemi një. Jam shumë i kënaqur edhe për njerëzit, tifozët që na kanë ndjekur sepse na mbështesin dhe na kanë ndihmuar. Jemi shumë të lumtur edhe për ata tifozë, por sigurisht asgjë nuk ka mbaruar dhe duhet të jemi me këmbë në tokë”, u shpreh ai.

Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Bullgarisë. Golat u shënuan nga Laçi dhe Muçi. Ndeshja u transmetua në Tv Klan.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *