Nr.1
Përgjegjësi dhe qetësi
Jeni një person përgjegjës që zakonisht i përfundon detyrat e tij me një dozë humori. Kjo veçori ju ndihmon të përballoni me lehtësi të gjitha sfidat me të cilat po përballeni. Por për shkak se qetësia është një forcë dhe jo dobësi, shpesh tentoni të pajtoheni me situatën në vend që të luftoni për drejtësi.
Nr.2
Bashkëpunimi dhe dhembshuria
Jeni shumë të qetë për nga natyra, sepse shoqëroheni pothuajse me çdo lloj personi. Keni një natyrë të durueshme që ju ndihmon të dëgjoni njerëzit që ju kërkojnë këshilla ose ndihmë. Kjo aftësi ju ndihmon të bëheni personi që duhet të jeni për të përfunduar punët. Por mos harroni se ndonjëhre këto transformime, mund t’ju bëjnë të humbisni veten në planin afatgjatë, kështu që përpiquni të qëndroni në kontakt me versionin e duhur të vetes.
Nr.3
Bujar dhe intelektual
Gjithmonë përpiqeni të ndihmoni të tjerët. Intelekti i pasur që zotëroni, ju arron të zgjidhni shpejt çdo problem me shumë pak imepnjim. Për shkak të intelektit të fortë, ndonjëherë mund të parashikoni se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, prandaj mundoheni që të ndërmerrni hapa të sigurtë, për të shmangur edhe rrezikun më të vogël. Por mos harroni se ndonjëherë rreziku mund t’ju çojë drejt shpërblimit më të madh në jetë.
Nr.4
Ndjeshmëria dhe krijimtaria
Jeni shumë kreativë. Kjo ju ndihmon t’i kapërceni të gjitha vështirësitë në një mënyrë të lehtë. Jeni gjithashtu një person emotiv që mundohet të krijojë marrëdhënie afatgjata me njerëzit. Nga ana tjetër, ndjeshmëria ju ka bërë të kuptoni se sa e rëndësishme është krijimtaria.
Nr.5
Punëtor dhe efikas
Jeni një nga njerëzit më punëtor në rrethin tuaj shoqëror, kështu që mund të kapërceni çdo pengesë gjatë rrugës. Keni një vendosmëri të vazhdueshme dhe të palëkundur. Mendoni edhe për detajet më të vogla që të çojnë drejt suksesit. Efikasiteti ju lejon të arrini të gjitha qëllimet e karrierës, por kini kujdes që të mos e përfshini atë në jetën tuaj personale.
Nr.6
Imagjinata dhe saktësia
Jeni një person dinamik, veçanërisht kur bëhet fjalë për punën tuaj. Nuk zgjidhni rrugën e lehtë drejt suksesit. Preferoni të zgjidhni rrugën e vështirë, atë që nuk e ka provuar askush tjetër, që të keni një shans për ta ndërtuar gjithçka vetë. Këto rrugë ju çojnë në vende të reja, por të bukura, të cilat pakkush ka mundur t’i shohë me sy. Bëni kujdes që të mos humbisni në këto shtigje dhe kërkoni ndihmë nëse keni vërtet nevojë.