“Egoizmi nuk është i njejtë me dashurinë për veten, por me të kundërtën e saj. Egoizmi është një lloj lakmie. Si të gjitha lakmitë, ai përmbanë pangopësinë, si rrjedhojë e së cilës ai nuk kënaqet kurrë. Lakmia është një gropë pa fund, e cila e shterron njeriun në një përpjekje të pafund për kënaqjen e nevojave, pa arritur kurrë kënaqësinë.
Një vëzhgim nga afër tregon se edhe pse njeriu egoist është gjithnjë i interesuar ankthshëm për veten e tij, ai kurrë nuk është i kënaqur, ai është gjithnjë i trazuar, i shtyrë gjithnjë nga frika se mos nuk merr sa duhet, se i mungon diçka, se është i privuar nga diçka. Ai zien nga zilia ndaj dikujt që mund të ketë më shumë. Nëse rastin e do ta vërenim edhe më nga afër, veçanërisht dinamikën e tij të pandërgjegjshme, do të shihnim se ky lloj njeriu, në themel, nuk e do veten e tij, por e përçmon atë.”
– Erich Fromm, “Arratia nga liria”