Ronaldo ‘gajaset’ duke qeshur me Topin e Artë të tetë të Messi-t

Jil
Jil
1 Min Read

Cristiano Ronaldo nuk është prononcuar ende për mbrëmjen gala të Topit të Artë në rrjetet e tij sociale, por reagoi në një nga llogaritë e gazetës AS, që kishte publikuar një analizë të gazetarit Tomás Roncero, zëvendësdrejtor i gazetës së lartpërmendur, i cili kritikon dhënien e çmimit Lionel Messit, për të tetën herë.

Lojtari portugez vendosi të lërë një koment të thjeshtë me emoji, që kalon nga e qara në të qeshur.

Në videon e lartpërmendur, Roncero e komenton çmimin me ironi, duke thënë se duhet të jetë një homazh për dikë “tashmë në pension, që kaloi disa muaj më parë te Miami”.

Gazetari shprehet se nuk e kujton më Botërorin në Katar dhe argumenton se Messi duhet të ketë tre Topa të Artë më pak: 2010 (Xavi ose Iniesta), 2021 (Lewandowski) dhe 2023 (Haaland ose Rodri).

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *