Policia me “dorë të hekurt”, hiqen 533 patenta, 233 shoferë

Jil
Jil
1 Min Read

Janë me dhjetëra shoferët që ndëshkohen çdo ditë nga policia rrugore si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit.

Policia bën me dije se vetëm në muajin tetor, 233 drejtues mjetesh janë vënë në pranga, 138 prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 95 nuk dispononin patentë.

Veç arrestimeve, policia rrugore iu ka hequr lejen e drejtimit 533 shoferëve që u kapën në shkelje.

343 prej tyre janë ndëshkuar për shkak të tejkalimit të normave të shpejtësisë, 90 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 100 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë ndëshkuese.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *