Ronaldo nuk ndalet, golin e mrekullueshëm ia dedikon

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ronaldo nuk ndalet. Kampioni portugez ka shënuar një tjetër gol në ndeshjen mes Al Nassr dhe Al Khaleej, të fituar nga skuadra e CR7 2-0. Dedikimi i ka shkuar menjëherë Georginës, e pranishme si gjithmonë në tribuna. Ronaldo e zhbllokoi rezultatin pas 26 minutash lojë, me një gol të shkëlqyer nga distanca, që e la pa shanse portierin kundërshtar.

Shifrat e tij janë mahnitëse. Për Ronaldon ky ishte goli i 400-të i shënuar në karrierë pas moshës 30-vjeçare. Për më tepër, portugezi është sulmuesi më “pjellor” në botë gjatë vitit 2023, pasi ka shënuar 44 gola, një rekord i përbashkët me Haaland e Manchester City.

Ndërkohë, Georgina Rodriguez vazhdon të përflitet me pamjen e saj. Njerëzve të internetit nuk iu pëlqeu veçanërisht veshja e fundit e ekspozuar nga partnerja e Cristiano Ronaldos. Për shumë, një veshje e tepruar, larg çdo lloj stili.

“Vajzë me fat”, – ka shkruar Georgina në Instagram, ku ka postuar disa foto, në të cilat tregon një xhaketë “Gucci” të shoqëruar me taka të bardha, që bien në sy, xhinse dhe një çantë ngjyrë “burgundy”.

Shumë përdorues e kritikuan pamjen e Georgina Rodriguez. “Ti je një vajzë me fat, por pa stil”, – i ka shkruar dikush. “Xhaketa, këpucët, po çfarë lidhje kanë?” – ka komentuar dikush tjetër.

Dhe pastaj përsëri: “Po, je me fat, por jo fustani dhe poza”, “Duhet të mësosh të vishesh në modë. Këto ngjyra nuk përputhen fare, sidomos me xhinset”, “Stilistja juaj kërkohet aktualisht”. Komente, të cilave e interesuara ka preferuar të mos iu përgjigjet.

Scroll to Top