JiL.al - Jeto i Lumtur

FOTO/ Komenti që u bë viral, Pavard uron në shqip Asllanin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një emocion të jashtëzakonshëm dhuroi kombëtarja e Shqipërisë mbrëmjen e djeshme teksa arriti të kualifikohej matematikisht për në Euro 2024.

Përveç tifozerisë, gëzimi ka qenë gjithashtu mjaft i madh edhe mes stafit dhe ekipit teksa rrugës për në Shqipëri disa prej “shqiponjave” u futën Live në rrjetet sociale të ndanin emocionet me ndjekësit e tyre.

Një detaj që nuk kaloj pa u vënë re ishte edhe komenti i mbrojtësit të Inter Benjamin Pavard.

Shoku i skuadrës së Kristjan Asllanit tek Inter uroi futbollistin kuq e zi në shqip duke i thënë: “Hajde gëzuar”. Mjaftoi ky togfjalësh që foto të qarkullonte në rrjet dhe të bëhej virale.

Scroll to Top