Idjoti I Vendit ..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në një fshat të vogël, një grup njerëzish po argëtoheshin me një burrë të njohur si “idioti i vi iendit”, një burrë i varfër që jetonte duke bërë punë të vogla dhe duke kërkuar lëmoshë.
Këta njerëz çdo ditë, duke takuar “idiotin” në lokal, argëtoheshin duke i dhënë atij mundësinë të zgjidhte midis dy monedhave 1 dhe 2 euro dhe një kartëmonedhe 5 euro dhe ai gjithmonë zgjidhte dy monedhat në vend të kartëmonedhës, dhe pa qenë e nevojëshme ishte arsye për tallje.
Një ditë, një zotëri që po shikonte grupin duke u argëtuar pas të varfërit, e thirri mënjanë dhe i tha se është e vërtetë që ai mori dy monedha, por që së bashku vlejnë më pak se kartëmonedha e vetme, në këtë moment “idioti ” u përgjigj: “Zotri, e di, që nuk jam aq budalla. Kartëmonedha vlen dy euro më shumë, por ditën që ta zgjedh, loja përfundon dhe nuk do t’i “fitoj” më 3 eurot në ditë.”

Konkluzioni, që mund të nxjerrim nga kjo histori është: ajo që ka rëndësi nuk është se çfarë mendojnë të tjerët për ty, por ajo që mendon ti për veten, sepse njeriu vërtetë inteligjent nuk është ai që duket se është, por ai që e vërteton që është…

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top