Meriton Mjekiqi në rubrikën “Mos i bjer me top” të “E diell”, tregoi për marrëdhënien e tij me dy këngëtarët e famshëm Noizyn dhe Don Xhonin.about:blank
Moderatori është përplasur shpesh dhe për një kohë të gjatë me grupin OTR të Noizyt, ndërsa tha ekskluzivisht se është pajtuar me reperin dhe me gjithë pjesëtarët e tjerë.
“Unë jam pajtuar me Noizyn dhe me pjesëtarë të tjerë të labelit të OTR. Jemi pajtuar në Prishtinë”, tregon Meritoni.
Nga ana tjetër një përplasje ka qenë edhe prishja e marrëdhënies me këngëtarin që është bërë i njohur nga ‘podcasti’ i Meritonit, Don Xhoni.
“Edhe me Don Xhonin kam raporte të mira. Para disa javëve jemi takuar tek Big Bengu në studio. Me të gjithë flas me të gjithë e kam mirë”, tha Mjekiqi.
Po ashtu një marrëdhënie jo të mirë ka qenë mes këtij të fundit dhe moderatorit Ronaldo Sharkës, të cilët tashmë janë pajtuar.