JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidh një flutur dhe zbulo diçka interesante mbi ndjenjat e tua

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zgjidh një flutur dhe zbulo diçka interesante mbi ndjenjat e tua

Flutura n.1

Të respektosh veten do të të bëjë shumë më të qetë dhe tërheqës/e. Nëse do që të tjerët të të duan, fillimish shih veten me dashuri dhe pa kritika. Dashuria që i jep vetes është proporcionale krahasuar me dashurinë që mund të marrësh nga të tjerët. Kujdesu për veten, edhe nëse kjo do të thotë të bëhesh më mbrojtës ndaj vetes. Duhet të përcaktosh kufinjtë e ty. Ke nevojë për meditim, vetmi.

Përfito nga kjo periudhë për të reflektuar mbi veten. Ke nevojë të gjesh veten dhe nëse e bën një gjë të tillë, do të gjesh thelbin dhe lumturinë tënde.

Flutura n.2:

Trishtimi që mban brenda vetes është shumë i thellë. Shumë shpesh je zhgënjyer mbi të gjitha nga njerëzit e dashur.

Përpiqu të sistemosh gjithçka.

Çfarë ndjenjash ke për nënën apo babain tënd? Ndjenjat që ke për ta, influencojnë në zgjedhjen e partnerit/es tënde dhe menaxhimin e vetë marrëdhënies hipotetike. Edhe pse mendon se nuk ke patur dy prindër fantastikë, provo të sjellësh në kujtesë fëmijërinë ose rininë tënde:

Ende mban të gjallë kujtimin e një fjale që nuk u tha, një gjesti jot ë mirë, një sjellje të braktisjes emocionale. E gjithë kjo të projekton në rritje të vazhdueshme të krenarisë kundrejt njerëzve të tu të dashur. Përpiqu ta braktisësh këtë ndjesi negative, përqendrohu në shkurtësinë e jetës. Përse të urrejmë dikë, që në fund të fundit na do shumë? Askush nuk është perfekt, të gabosh është njerëzore, të falësh Hyjnore .

Flutura n.3:

Prej kohësh po kërkon pjesën tjetër të ‘puzzle’-it, ndihesh shumë i/e paplotësuar. Nuk arrrin të kuptosh dhe kush e di pse, nuk arrin dot të dashurohesh.

Je i/e shkurajuar.

Por mos u dorëzo. Dashurinë e ke brenda vetes, nëse dëgjon me vëmendje, mund ta ndjesh. Ti e di mirë sa dashuri do ishe në gjendje të dhuroje, vetëm po pret të gjesh dikë që të mund të kuptojë mirësinë tënde.

Mos u dorëzo, por nga ana tjetër, mos kërko shumë atë që do doje të gjeje. Ke dëgjuar ndonjëherë të flitet për dashuri të paracaktuar?

Scroll to Top