JiL.al - Jeto i Lumtur

Për zemrën time mjafton gjoksi yt…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Për zemrën time mjafton gjoksi yt,
për lirinë tënde mjaftojne krahët e mi.
Prej gojës sime, në qiell do të mbërrijë
çka t’ish përgjumur në shpirt edhe përmbi.

Se te ti mbetet iluzioni i çdo dite.
Mbi lule bie si vesa në lëndinë.
Rrëmon ti horizontin me mungesën tënde.
Përjetësisht si dallga merr arratinë.

Kam thënë se kendoje erës
si pisha a direke anijesh.
Si ta ti je e lartë dhe e heshtur.
Si udhëtim trishtohesh krejt papritur.

Mikpritëse je, si udhë e vjetër.
Te ti jetojnë jehona e zëra të përmalluar.
U zgjova e ndonjëherë migrojnë e arratisen
prej shpirtit tënd dhe zogjtë gjumë-kapluar.
Pablo neruda..

Jeto I Lumtur

Scroll to Top