Euro 2024, UEFA cakton oraret e ndeshjeve të Shqipërisë

Editor
2 Min Read

Nëse shorti i sotëm ka vendosur kalendarin e ndeshjeve të EURO 2024 me pozicionimin e skuadrave në grupet e ndryshme, ka qenë UEFA ajo që ka caktuar oraret e sfidave të turneut.about:blank

Pasi skuadrat u caktuar nga shorti në një radhë të caktuar dhe u vendosën ndeshjet në secilin grup, ekspertët e UEFA-s duke marrë në konsideratë edhe kërkesën e kompanive televizive, ndanë oraret për të gjitha ndeshjet.

Kështu, ndeshja e parë e Shqipërisë, ajo e 15 qershorit ndaj Italisë në Dortmund, do të luhet në orën 21:00 të darkës, me sfidën Spanjë-Kroaci që do të jetë paraprijëse e saj në orën 18:00.

Ndeshja e dytë në grup e Shqipërisë do të luhet më 19 qershor në Hamburg ndaj Kroacisë dhe është planifikuar të zhvillohet në orën 15:00. Si për çudi, sfida tjetër e grupit mes Spanjës dhe Italisë, për momentin është parashikuar të luhet më shumë se 24 orë më vonë, më 20 qershor në orën 21:00.

Ndërkaq, ndeshjet e fundit në grup, Shqipëri-Spanjë dhe Kroaci-Itali, do të luhen të dyja në orën 21 të datës 24 qershor. Një situatë që mund të favorizojë pak kuqezinjtë që do të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur për duelin e fundit në krahasim me iberikët.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *