JiL.al - Jeto i Lumtur

E rëndë në Delvinë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Sarandë – Delvinë, tek vendi i quajtur ish – pularia në Shijan.

Burime bëjnë me dije se automjeti tip “Hyndai” me drejtues shtetasin D. Sinaj 23 vjeç nga Tirana, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për rrjedhojë vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime  të lehta dhe merr mjekimin në urgjencën e Sarandës.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës ndodhen në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për të përcaktuar shkakun.

Scroll to Top