JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidh një nga këto pupla dhe zbulo personalitetin tënd të fshehtë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Secili prej nesh përballë formace dhe ngjyrave të ndryshme bën zgjedhje në bazë të humorit dhe personalitetit,. Mbi këtë çështje janë zhvlluar shumë studime psikologjike.

Testi i sotëm kërkon të zgjidhni puplën që ju pëlqen më shumë në bazë të ngjyrës, strukturës, formës.

Pupla  n°1: Imagjinatë

Je njeri me shumë fantazi, me një karakter të fortë dhe të dukshëm. Kërkon gjithnjë të përmirësohesh dhe bën gjithçka për të arritur objektivat e tua. Je aq njeri i fortë sa mund të dukesh edhe ‘i sertë’ në disa raste, por kjo ndodh sepse kërkon efikastiet dhe kërkon perfeksionin në punë.  Ndonjëherë mbetesh i zhgënjyer nëse nuk arrin qëllimet, por di gjithnjë si të gjesh forcën për t’ia dalë.

Pupla n°2: Evolucion

Virtyti yt më i madh është aftësia për t’u ripërtërirë. Je njeri me aftësi të larta mirëkuptimi. Për ty është shumë e thjeshtë të kuptosh gjithçka, nga studimet më komplekse, tek ato më të thjeshta. Kjo të bën njeri të vetmuar, sepse të qëndrosh vetëm, është mënyra më e mirë për të medituar.  Nuk interesohesh shumë për jetë sociale, por në fund, njerëzit që të duan vërtetë, dinë si të të mbështesin dhe të qëndrojnë pranë. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi.

Pupla n°3: Shpërthyes

Nëse ka diçka që të karakterizon, është aftësia e madhe që ke për të ndërmarrë iniciativa. Ndonjëherë je më i dhënë nga interesi për t’i nisur gjërat se sa për t’i përfunduar ato, sepse dëshira më  e mahe që ke, është të ndihesh aktiv, duke lëvizur, pavarësisht nga drejtimi apo arsyeja.

Kjo bën që të jesh pak i shpërndarë në arritjen e interesave personale, por natyrisht e do punën, duke shijuar më shumë procesin e saj, se produktin final.

Pupla n°4: Harmonia

Ndërkohë që pjesa tjetër e puplave (ata që i përzgjedhn ato) kërkon të arrijë objektivat, në rastin tënd kërkon një interes të përbashkët. Ti do gjithmonë të ndihmosh të tjerët, sepse kështu do gjesh aleatë dhe kjo të bën të ndihesh më mirë. Nëse rruga që do përshkosh do jetë e mbushur me njerëz, do jesh më i lumtur dhe më i pranueshëm nga të tjerët. Problemi i vetëm që fshihet në këtë sjellje është se e humbet shpejt rrugëtimin.

Pupla n°5: Krijimtari

Kjo pupël të lejon të rritesh brenda vetes. Je njeri me karakter të fortë dhe shumë krijues, që të bën të shkëlqesh në fusha të ndryshme të artit. Si me një pikturë, apo me një poezi, di të shfrytëzosh më së miri kohën tënde për të nxjerrë në dritë vepra të vërteta arti. Duhet të besosh më shumë në cilësitë e tua, vetëm kështu do arrish të bindësh të tjerët se vlen dhe do mund të korrësh sukses. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, mund të përfundosh në falimentim.

Pupla n°6: Pavarësi

Rasti yt është ndryshe nga ai i të tjerëve, sepse je njeri i kompletuar. Nuk ke nevojë për askënd për të arritur objektivat e tua dhe, në mënyrë tërësisht autonome, arrin gjithnjë ta bësh. Kjo nuk të bën asocial,sepse karakteri yt i dalluar rezulton të jetë një armë që të tjerët e vlerësojnë. Përpiqu të gjesh kohën për të bërë miqësi edhe pse mendon se nuk ia ke shumë nevojën.

Përfundimi:

Kur duhet të analizojmë këto pupla, duhet të përqendrohemi mbi një aspekt shumë të qartë dhe të rëndësishëm. Teoria e ngjyrae na thotë se kanë një lidhje me emocionet e ndryshme, bazuar ekskluzivisht mbi një tonalitet të ndryshëm. Është e njohur lidhja që ka ngjyra e verdhë me krijimtarinë, apo bluja me shpresën, e kuqja nuk figuron sepse është lidhur gjithnjë me rezikun apo gjërat e dukshme. Secili emocion është lidhur me një pupël. Kini parasysh gjithmonë se mund të zgjidhni një pupël të ndryshme nga gjendja juaj emocionale që keni kur zgjidhni. Në fund të fundit, jemi njerëz dhe ndryshojmë gjatë gjithë jetës sonë për t’u përshtatur me situatat që përjetojmë.

Scroll to Top