Dita e sotme ka qenë e veçantë për Cristiano Ronaldon. Futbollisti portugez, ka luajtur ndeshjen e tij të 1200 zyrtare në karrierë, një arritje e jashtëzakonshme për një futbollist.
Dhe ai nuk ka zhgënjyer në fushën e lojës në ndeshjen që Al Nasr luajti kundër Al Rijad. Ishte pikërisht portugezi ai i cili shënoi golin e avantazhit për skuadrën e tij në minutën e 33-të të sfidës.
Më pas, në shtesën e pjesës së parë, ai dha asistin për golin e dytë të Otavios, duke bërë të qartë rrjedhën që do merrte ndeshja, e cila u mbyll me shifrat 4-1 për klubin e tij.