JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidh një kristal dhe zbulo një mesazh për veten

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kristali i parë:

Imagjinoni veten duke mbjellë një farë. Pikërisht sot, tani. Do të japë fryt një ditë.

Ky proces do të kërkojë kohë për të përfunduar, por lëri detajet që të vijnë tek ti, pa u sforcuar.

Mundësi të shkëlqyera do të vijnë kur koha të jetë e duhura!

Çdo mëngjes filloni ditën tuaj plot shpresë. Zgjohuni duke ditur se ka mundësi të panumërta në derën tuaj, po presin që ju ta hapni dhe t’i lini brenda.

Kristali i dytë

Ka ardhur koha t’i braktisni ato zakone të këqija dhe ato qëndrime që vetëm po ju lëndojnë.

Ne të gjithë kemi veset tona të vogla ose të mëdha: kafeinë, duhan, alkool, prirje ndaj dramës, prirje për të parë gjithçka negativisht … por ne duhet t’i eliminojmë nga jeta jonë ose të paktën t’i zbusim në mënyrë drastike.

Ne gjithashtu jetojmë një përditshmëri të vështirë, jemi të detyruar të pranojmë rregullat, marrëdhëniet, situatat.

Sot është dita e përsosur për të braktisur gjithçka që është e sëmurë dhe ta zëvendësoni atë me diçka pozitive për shpirtin.

Nëse ju keni duruar, ose keni toleruar njerëz negativë për një kohë të gjatë, është koha të largoheni prej tyre.

Është koha që të filloni të mendoni më shumë për veten, për mirëqenien tuaj psikofizike, për t’iu përkushtuar njerëzve që me të vërtetë meritojnë dashurinë dhe vëmendjen tuaj.

Ushqeni shpirtin tuaj, jo kaosin tuaj të brendshëm.

Kristali i tretë

Është një lloj dite gjykimi për ju, por jini të sigurtë, asgjë apokaliptike.

Është koha që të filloni të merrni më shumë përgjegjësi në jetën tuaj. Edhe nëse nganjëherë ndjeheni pak të frikësuar, (duke bërë diçka ndryshe nga ajo që keni të njohur), mos lejoni që frika t’ju pengojë të bëni jetën që meritoni.

Çfarë do të thotë kjo?

Epo, kjo do të thotë disa gjëra:

Ju jeni gati për të filluar një fazë të re dhe ndihma dhe mbrojtja do të vijnë nga lart.

Jepini vetes kohë për të reflektuar në jetën tuaj, mbi prioritetet dhe lërini të ikin gjithë gjërat që ju sjellin vetëm dhimbje dhe frustrim.

Bëni zgjedhjet tuaja, madje zgjidhni edhe që të mos zgjidhni, për aq kohë sa të merrni në duar timonin e ekzistencës suaj.

Kur filloni të merrni përgjegjësitë tuaja, krijoni një Karma pozitive dhe përmirësoni ndjeshëm cilësinë e jetës tuaj.

Filloni menjëherë. Mos hezitoni./Bota.al

Scroll to Top