Zgjidh një nga 8 hënat e paraqitura në imazh, atë që të pëlqen më shumë, ose atë që ‘prek’ fantazinë tënde. Kij besim tek vetja dhe intuita jote dhe lexo parashikimin.
Nëse zgjodhe:
Hënën nr.1:
Miqtë e tu ose njerëzit e dashur mund të të ndihmojnë të nisësh një sërë eventesh të rëndësishme në jetën tënde. Kushtoji kohë dhe vëmendje. Diçka e re, e gëzuar do të ndodhë në jetën tënde, mbase një aventurë e këndshme. Me pak fjalë, ngritja në karrierë do vijë nga ana e miqve ose njerëzve të afërt. Vlerësojë dhe ji mirënjohës.
Hënën nr.2:
Duhet të bësh një zgjedhje. Letrat premtojnë sukses, prosperitet dhe avancim në detyra, fitore dhe shpërblime. Suksesi është i fortë dhe i qëndrueshëm. Nëse e le veten të transportohet nga ndjenjat, do të sigurosh një marrëdhënie të fortë. Ke mundësinë të përforcosh një anë të jetës tënde në këtë moment, duhet të zgjedhësh cilën dhe të përqendrohesh tek ajo, mirëqenia do të vijë me siguri.
Hënën nr.3:
Je në vigjilje të diçkaje të re dhe shumë zbavitëse. Gëzimi dhe fati i mbarë të presin. E ardhmja jote e afërt është e sigurtë. Por mos u relakso para kohe, vazhdo të përpiqesh për të përmirësuar punët e tua. Nuk do ketë homazhe, vetëm një mirënjohje dhe lavdërim i merituar. Diçka e tillë të ndodh si një shenjë që je në rrugën e duhur dhe siç thuhet në këto raste: ‘Lumturia është pas dere’.
Hënën nr.4:
Ke bërë mjaftueshëm për t’u kthyer pas dhe nuk ia vlen tani të heqësh dorë nga dëshirat dhe idetë e tua. Nëse në këtë moment diçka nuk shkoi mirë, mos u shqetëso. Provo sërish, mblidhe veten dhe kaloje stuhinë. Pas një nate të errët vjen gjithnjë agimi i ndritshëm. Mos bëj asgjë dhe mos u tundo, trego vendosmëri. Kij besimin e patundur se përpjekjet e tua të kaluara, herët ose vonë do të shpërblehen.
Hënën nr.5
Një zgjedhje e shkëlqyer që lajmëron gëzim, mirëqenie dhe realizim dëshirash. Shumë shpejt situata do përmirësohet, mbase pasi të kesh folur me ndonjë person influencues që do nisë ndryshimet që të nevojiten. Detyra jote është të mos humbasësh këtë mundësi. Mos u merr me chatime dhe biseda boshe, pasi kështu mund të përzesh fatin tënd. Zgjidh njerëzit e duhur me të cilët të flasësh.
Hënën nr.6
Ke intuitë të fortë, inteligjencë dhe largpamësi, që të lejon të marrësh vendime korrekte. Në jetë je një strateg/e dhe njeri i zhvilluar nga ana shpirtërore. Jeni në gjendje t’ia dilni vetë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Dëgjo zemrën!
Hënën nr.7
Duhet të tërhiqesh dhe relaksohesh, të jesh vetëm me botën tënde të brendshme dhe të zbulosh veten. Drita që do projektohet mbi problemet e tua është brenda teje: nëse do e gjesh do të të ndriçojë rrugën. Je fiksuar mbi çështje materiale dhe pret nga jeta. E gjitha kjo ka krijuar pushtet mbi ty dhe nuk të bindet. Kjo të shqetëson. Ndryshoni dhe gjeni një interes tjetër e mbi të gjitha një burim gëzimi.
Hënën nr.8
Stabilizimi në punë dhe ngritja në karrierë do të vijë përmes reflektimit dhe strategjisë në veprimet e tua. Mendo çfarë po bën dhe përse, me kë po komunikon dhe nëse të sjell gëzim.
Durimi, qetësia dhe eksperienca janë aleatët e tu. Situata që po përjeton do përfundojë mirë nëse tregohesh deri në fund i/e kujdesshëm/e.