JiL.al - Jeto i Lumtur

Edi Reja: Shqipëria në Europian? Është meritë edhe e imja!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ishte një nga të ftuarit special mbrëmjen e sotme në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF për “Më të mirët e vitit 2023”.

Para startit të ceremonisë, Reja dha një prononcim për “Supersport”, ku rrëfeu emocionet e rikthimit në Shqipëri, por edhe komentoi kualifikimin e kuqezinjve në Europian.

Xheloz për kualifikimin e Shqipërisë? Jo, aspak. Ishte një vazhdimësi e punës së nisur disa vite më parë. E gjeta Shqipërinë në një moment pak të vështirë dhe u munduam të ndryshojmë. Edhe kundërshtarët ishin më të fortë, pasi Polonia e këtij edicioni ishte më e dobët se ajo që u përballëm ne. Gjithsesi skuadra është cilësore dhe Silvinjo ka bërë një punë të mirë. Jam shumë i kënaqur që djemtë ia dolën dhe jam edhe pjesërisht krenar për atë sukses të tyre. 

Scroll to Top