Vritet në moshën 22-vjeçare ish-lojtari i Palermos dhe Torinos

Editor
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit, pasi Rosolino Celesia është vrarë përballë një klubi nate në Palermo, duke humbur jetën në moshën 22-vjeçare.

Sipas raportimeve të medieve italiane, i riu ndërroi jetë në spital pak pasi u qëllua me armë zjarri.

Dy vjet më parë, në moshën 20-vjeçare, ai vendosi të braktiste futbollin, por ish-sulmuesi ka një të kaluar të shkëlqyer në ekipet e të rinjve të Palermos dhe Torinos.

Me klubin Torinos ai luajti gjashtë ndeshje me ekipin U17, përpara se të transferohej në Palermo, me të cilin luajti dhjetë ndeshje në vitin 2018, duke shënuar një gol.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *