Ashtu si në Portin e Durrësit edhe në të Vlorës, këtë të diel u regjistrua fluks emigrantësh, të cilët Krishtlindjen dhe Vitin e Ri do ta festojnë pranë familjarëve të tyre.about:blank
Me dy tragetet e linjës Brindisi Vlorë, kanë mbërritur rreth 1400 pasagjerë.
Ndërsa në terminalin e Vlorës policia kufitare ka hapur nëntë sportele për kontrollin e dokumentacioneve që emigrantët mos të presin në radhë.
Edhe në ditën në vijim pritet të ketë fluks në hyrje nga Italia.