JiL.al - Jeto i Lumtur

Partizani rrihet nga Erzeni

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANE – Befasi në javën e 18-të të Superiores. Katër ditë pas fitores së Superkupës së Shqipërisë, Partizani zhgënjen.

Skuadra shijakase e Erzeni i shkakton humbjen e dytë “Demave” të kryeqytetit, të cilët i mundi me rezultatin 2-1 në përballjen e fundit të vitit 2023.

Kampionët regjistrojnë ndeshjen e shtatë radhazi në kampionat pa fitore, teksa pas 6 barazimesh, në javën e fundit të fazes së dytë, munden në shtëpi.

Erzeni arriti që të shënojë i pari që në të 12-ën me Mihanën, që realizoi një gol mjaft të bukur spektakolar nga e majta. Të k uqtë reaguan menjëherë, teksa 5 minuta pas golit Maguette goditi traversën.

Në të 38-ën, Hadroj ndërhyri ndaj Zekës. Gjyqtari kërkoi ndihmën e VAR-it dhe pasi pa pamjet sinjalizoi penallti. Nga pika e bardhë, Karimahnovic u tregua i saktë, duke realizuar të dytin për shijakasit.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Partizanin, që gjeti golin me Bintsuoka në të 53-ën. Dy minuta më vonë, kampionët në fuqi fituan një 11-metërsh, teksa Tedi Cara u ndal nga Hasanbelli, duke shpërdoruar një rast ideal për të barazuar.

Erzeni e kontrolloi mirë lojën në vijim dhe mori 3 pikët, që e nxjerrin nga zona e rënies dhe e mbyll vitin me 21 pikë pas 18 javësh, duke lënë pas Kukësin dhe Teutën. Në anën tjetër, Partizani mbetet i dyti me 32 pikë.

Scroll to Top