Dashi
Fatkeqësisht disave do t’u duhet t’i kalojnë Krishtlindjet duke punuar, por në përgjithësi do të ketë një rikuperim të qartë në krahasim me të shkuarën e afërt. Kujdes nga humori i keq. Nata e Vitit të Ri do jetë e këndshme dhe në fakt do të ketë një projekt që do të duhet të rikuperohet sa më shpejt.
Demi
Gjatë ditës së Krishtlindjes do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje maksimale sferës sentimentale. Yjet do të ndihmojnë në aftësinë e mirë të veprimit. Më mirë të shmangni konfliktet në ditët në vijim.
Binjakët
Krishtlindjet fillojnë me Hënën në shenjën tuaj, por kushtojini vëmendje stresit që duhet të mbani nën kontroll gjatë orëve të ardhshme. Në ditët në vijim, planetet do jenë vendosur në anë të kundërt që nuk do të jenë në favor të jetës sentimentale.
Gaforrja
Dita e Krishtlindjes do të jetë vërtet intriguese me një Venus të vendosur në favorin tuaj. Do keni një moment reflektimi. Dashuria do të rikthehet si protagoniste natën e ndërrimit të viteve. Guximi!
Luani
Dita e Krishtlindjeve do të jetë më e kuptueshme se zakonisht. Nuk duhet të nënvlerësoni propozimet e reja. Përsa i përket natës së ndërrimit të viteve do t’ju ??duhet të vendosni në rregull disa punë të papërfunduara.
Virgjëresha
Krishtlindjeve do t’ju mungojë pak qetësia, por nuk do t’ju duhet të mendoni për problemet e punës, sepse disa do të mund të nisin nga supozimet e reja. Në natën e Vitit të Ri do të ketë shumë më tepër reflektim sesa rekreacion.
Peshorja
Do keni takime intriguese gjatë gjithë ditës së Krishtlindjes. Vitin e ardhshëm do të keni mundësi të zgjidhni një mosmarrëveshje të hapur. Nevojitet maturi me shumë shenja, ndërsa në fund të vitit do të arrini të sqaroni dyshimet në dashuri.
Akrepi
Do të keni një Krishtlindje vërtet të qeta, por në datën 26 do t’ju duhet të përballeni me disa probleme. Dy ditët e fundit të vitit do t’i shohin të lindurit e kësaj shenje përballë sfidave të reja profesionale.
Shigjetari
Në dashuri nuk do t’ju duhet të nxisni konflikte, veçanërisht në ditët e festave. Krishtlindjet duhet të jetohen në paqe, lërini sqarimet pas natës së Vitit të Ri.
Bricjapi
Shumë prej jush do të marrin dhuratën shumë të dëshiruar nga personi që dashurojnë dhe ndryshimet që do t’ju kthejnë jetën përmbys do të jenë të favorshme. Kujdes në datën 26 sepse mund të ketë pak trazira në dashuri.
Ujori
Duhet të flisni qartë dhe pa filtra. Bëjeni nëse nuk doni të humbni durimin në ditën e Krishtlindjes. Ka nga ata që duhet të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme në punë. Në natën e ndërrimit të viteve duhet të shmangni provokimet.
Peshqit
Shumë prej jush do të mund të përjetojnë një Krishtlindje të qetë duke shmangur polemika të panevojshme. Do të duhet të përpiqeni të gjeni një qetësi të humbur. Do të ketë një rilindje sentimentale me një Hënë të favorshme.