JiL.al - Jeto i Lumtur

Osimhen bëhet futbollisti më i paguar në Itali, ja 10 ‘milionerët’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas rinovimit të nënshkruar më 23 dhjetor, Victor Osimhen është lojtari më i paguar në Serie A. Këtu janë 10 pagat më të larta në kampionatin italian, të shprehura në vlerë neto.

Bastoni (Inter): 5.5 milionë euro

Mbrojtësi i Interit hap “top 10” speciale me një pagë neto prej 5.5 milionë euro në sezon, plus bonuse. Ai ka kontratë me zikaltrit deri në vitin 2028, pas rinovimit të fundit të nënshkruar në verë.

Thuram (Inter): 6 milionë euro

I mbërritur si transferim i lirë në verë, pas përvojës së tij te Borussia Monchengladbach, Thuram hyri në dhjetëshen e parë me një pagë prej 6 milionë euro, plus bonuse, me të cilat ai lidhet me Interin për pesë vitet e ardhshme.

Calhanoglu (Inter): 6 milionë euro

Vazhdojmë me një tjetër futbollist të Interit. Calhanoglu, ndër më të mirët në këtë pjesë të parë të sezonit, merr 6 milionë euro, plus bonuse, me rinovimin e firmosur në verë. Ai është i lidhur me zikaltrit për katër vitet e ardhshme.

Alex Sandro (Juve): 6 milionë euro

Tani, në vitin e fundit të kontratës së tij, Alex Sandro është një nga lojtarët më të shtrenjtë në listën e pagave të Juventusit. Në fakt, anësori brazilian fiton 6 milionë euro në sezon.

Lautaro Martinez (Inter): 6 milionë euro

Deri më sot, golashënuesi më i mirë i Serie A ka një pagë prej 6 milionë eurosh në vit, por Interi është në negociata për t’i siguruar Lautaro Martinez një kontratë të re. Marrëveshja e radhës duhet ta çojë pagën në 7 milionë euro në sezon.

Szczesny (Juventus): 6.5 milionë euro

Në bazë të rinovimit automatik deri në vitin 2025, Szczesny merr 6.5 milionë euro nga Juventusi.

Rabiot (Juventus): 7 milionë euro

Në verë, Juventusi dhe Rabiot ranë dakord të vazhdojnë së bashku edhe një sezon tjetër. Kushtet e marrëveshjes përfshijnë një pagë bazë prej 7 milionë euro neto, me bonuse që mund të arrijnë lehtësisht 8 milionë.

Lukaku (Roma): 7 milionë euro

I huazuar nga Chelsea, Romelu Lukaku merr 7 milionë euro neto nga Roma. Marrëveshja fillestare parashikonte që ai të merrte 7.5 milionë euro, por belgu pranoi ta ulte me gjysmë milioni pagën për të plotësuar nevojat e klubit.

Vlahovic (Juventus): 7 milionë euro

Qendërsulmuesi i Juventusit ka një pagë prej 7 milionë euro neto, por klubi është gati ta rinovojë kontratën e tij, duke e rritur në 7.5 milionë e lart, për të arritur në 12 milionë euro në sezonin e fundit, potencialisht më 2027.

Osimhen (Napoli): 10 milionë euro

Osimhen sapo ka nënshkruar një rinovim të kontratës me Napolin. Ai shkon nga 4.5 milionë euro në 10 milionë, plus bonuse me efekt prapaveprues. Ndaj paga e tij për këtë sezon do të konsiderohet 10 milionë euro, sipas marrëveshjes së re. Ai është i lidhur me axurrët deri në vitin 2026, me një klauzolë lirimi midis 120 dhe 130 milionë eurove, e vlefshme vetëm për jashtë Italisë.

Scroll to Top