JiL.al - Jeto i Lumtur

“Kur vlera njihet”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një baba i tha vajzës së tij “Ti je diplomuar shkëlqyeshëm, ja makina që kam blerë shumë vite më parë. Tani është pak e vjetër, por para se ta jap, çoje në parkingun e makinave të përdorura në qendër të qytetit dhe thuaju se, dëshiron ta shesë dhe të shohim se sa do ju ofrojnë për të.” Vajza shkoi në parkingun e makinave të përdorura, u kthye te babai i saj dhe tha: “Më ofruan 1000 euro sepse thanë se duket goxha e konsumuar”.Babai tha, tani “Çoje në një dyqan pengjesh”. Vajza shkoi në dyqan pengjesh, u kthye te babai i saj dhe tha: “Dyqani i pengjeve ofroi vetëm 100 euro sepse është një makinë e vjetër”. Babai i kërkoi vajzës së tij të shkonte në një ankand makinash tani dhe t’u tregonte makinën. Më pas vajza e çoi makinën në ankand, u kthye dhe i tha babait të saj: “Disa njerëz në ankand kanë ofruar 100,000 euro sepse është një Holden Torana dhe është një makinë ikonë që kërkohet nga shumë koleksionistë”. Tani babai i tha vajzës së tij: “Vendi i duhur të vlerëson në mënyrën e duhur”. Nëse nuk vlerësoheni, mos u zemëroni, do të thotë se jeni në vendin e gabuar. Kush e njeh vlerën tënde është ai që të vlerëson… Asnjëherë mos qëndro në një vend ku askush nuk e njeh vlerën tënde.

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top