JiL.al - Jeto i Lumtur

Shuhet legjenda e parë që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare Mario Zagallo, legjenda e futbollit brazilian dhe botëror.

Bota e futbollit në zi/ Shuhet legjenda e parë që fitoi

Zagalo, i cili u bë i pari që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe trajner, në karrierën e tij të lojës luajti si anësor i majtë për Seleção ndërsa fitoi gjithsej 4 Kupa Botërore (2 si lojtar, 1 si trajner dhe 1 si ndihmës trajner) nga 5 që ka Brazili. Ai ishte një anëtar i ekipit të Brazilit që fitoi Kupën e parë të Botës në 1958 dhe ekipit të 1962 që ruajti titullin.

Si trajner i ekipit më të njohur që përfshinte Pele, Tostao, Rivellino, Carlos Alberto dhe Zairzinho, ai fitoi Kupën e tretë të Brazilit në Meksikë në vitin 1970, ndërsa ishte ndihmës trajner në triumfin e katërt të Seleção në 1994 në SHBA.

Dy vite më parë FIFA prezantoi një dokumentar për Mario Zagallon në tre episode.

Scroll to Top