JiL.al - Jeto i Lumtur

Zgjidh një sferë kristali dhe zbulo të ardhmen tënde

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zgjidh sferën e kristalit që të tërheq më shumë dhe zbulo çfarë ka për të të thënë rreth të ardhmes tënde:

Sfera n.1

Je njeri që të pëlqen të zbulosh gjëra të reja. Kjo do të të çojë në aventura të reja dhe udhëtime të ndryshme kulturore apo udhëtime që sjellin para’.

Këtë vit do gjesh brenda vetes disa virtyte që nuk e dije se i kishe dhe do e përdorësh kreativitetin tënd për të shpërfaqur horizontet e tua dhe për përfitime material.

Sfera n.2

Po kalon një periudhë të analizës së vetvetes, ku më në fund ke kuptuar se për të përmirësuar botën, duhet më parë të përmirësosh vetveten. Këtë vit do fillosh të shërosh ‘plagët e vjetra’ dhe do zbulosh se gjërat që të dëmtojnë, janë zhdukur. Kjo do të të japë kurajon të nisësh gjëra të reja dhe eksperienca pozitive, si nga ana emocionale edhe ajo profesionale.

Sfera n.3

Gjërat do shkojnë në harmoni, ndaj ky vit do jetë i veçantë për të vënë rregull në projektet e tua dhe për të vendosur se në cilin drejtim do të shkosh. Ndonjëherë ujërat rrjedhin normalisht dhe është momenti për të shfrytëzuar dhe për të krijuar projekte të reja apo për të përmirësuar atë që ekziston tanimë, pa harruar se është thelbësore të shfrytëzosh sa më shumë çdo mundësi që të jepet për të përmirësuar jetën.

Sfera n.4

Po përjeton momente ndryshimi në të cilat ka ndjenja të lënduara, të cilat bëjnë të mos i shohësh gjërat ashtu siç janë. Këtë vit duhet të sforcohesh të kurosh lëndimet dhe do shohësh tek happen para teje mundësi të reja e të mrekullueshme, por gjithnjë duke qenë i/e vetëdijshëm/e, të vlerësosh ato që ke.

Sfera n.5

Ndjen se ka shumë gjëra në jetën tënde që kanë nevojë për zgjidhje dhe ndihesh pak i/e humbur sepse nuk po kutpon dot se ku po shkon. Këtë vit do kesh disa situate të cilat do të të ndihmojnë të shohësh më qartë përgjigjet që janë përballë syve të tu, por nuk ishe gati t’i pranoje ddhe kjo do të të japë një tjetër hov për të realizuar ëndrrat e tua.

Sfera n.6

Ti mendon shumë, derisa ezaurohesh nga kjo, por pa arritur rezultatet konkrete që kënaqin dëshirat e tua. Por këtë vit, do kesh një zhvillim të gjërave, ku si përfundim do shohësh rezultate të paimagjinueshme dhe shumë më të mira se ç’i prisje.  Ndaj, ruaj qetësinë, përqendrimin dhe mbi të gjitha tolerancën, për të avancuar me projektet e tua në mënyrën më të pëlqyeshme për ty.

Scroll to Top