Ronaldo i lë gojëhapur të gjithë: Tërheqja nga futbolli?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Protagonist në skenën e Dubait, me rastin e edicionit të ri të “Globe Soccer Awards”, Cristiano Ronaldo është rikthyer të flasë për të tashmen dhe të ardhmen, i vetëdijshëm se ka një “kartë identiteti” që nuk është më shumë e re. Pjesëmarrja në “Euro 2024” në qershor, pastaj do të jetë koha për reflektim.

Në sytë e të famshmëve nga bota e futbollit si Pep Guardiola dhe Cristiano Giuntoli, ylli portugez shpjegoi se si dëshiron ta jetojë jetën e tij të re të përditshme me qetësi: “Jetoj ditë pas dite, nuk e di edhe sa do të luaj futboll. Me disa probleme që pata personalisht dhe profesionalisht, më erdhi të mendoj në një mënyrë tjetër”.

Më pas shtoi: “Unë mendoj për të tashmen, për momentin ndihem mirë. Jam ende i aftë të shënoj gola, të ndihmoj ekipin dhe kombëtaren time. Pensionimi? Nuk e di kur do të vijë, me siguri do të jetë së shpejti. Dhe së shpejti do të thotë 10 ditë ose 10 vite të tjera, le të shohim… Natyrisht që po bëj shaka, do të jetë së shpejti, kush e di”.

Scroll to Top