Plagoset 19-vjeçari në Gjirokastrër, Detajet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 19-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Gjirokastrës pasi qëlloi me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij.

Pas një debati për motive të dobëta, 19-vjeçari A.Q., ka nxjerr biçakun që mbante me vete dhe ka qëlluar në drejtim të bashkëmoshatarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për:


Ky i fundit mori plagë të lehtë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

-shtetasin A. Q., 19 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një bashkëmoshatar të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu policia ka referuar në prokurori materialet ndaj një 17-vjeçari i cili goditi me grushte bashkëmoshatarin e tij.

“U procedua në gjendje të lirë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tij”, thueht në njoftimin e policisë.

Scroll to Top