Goditi me grushte rojen e spitalit të Sarandës, e pëson keq

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim në vitin 2022 ka rënë në prangat e Policisë të Sarandës. Mësohet se ai në vitin 2022 para spitalit të Sarandës, ka goditur disa herë me grushte rojën e këtij spitali, për motive të dobëta.

Sakaq, gjatë kontrollit në banesën ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta dhe 3 krehra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:


Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Befasia”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, krehra dhe municion luftarak, vihet në pranga 34-vjeçari që i posedonte.

34-vjeçari, i shpallur në kërkim në vitin 2022, për plagosje të rëndë me dashje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, i cili dyshohej se posedonte dhe armë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”.

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 19.12.2022, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” sepse dyshohet se më datë 15.12.2022, në lagjen nr. 3, para spitalit të Sarandës, ka goditur disa herë me grushte rojën e këtij spitali, për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta dhe 3 krehra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top