Oxhaku i një pallati tre katësh në Pukë është përfshirë nga flakët.
Ka qenë ndërhyrja e zjarrfikësve ajo që ka neutralizuar zjarrin duke mos lejuar që të rrezikoheshin banesat.
Shefi i zjarrfikësve Agron Haroj tha për gazetarin Armir Mehaj, se ishte ndërhyrja e shpejtë ajo që shmangu rrezikun.
“Do vazhdojmë të monitorojmë situatën gjatë natës”, tha ai.